Kronikë

Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur

U arrestua të enjten një person që dyshohet se sulmoi një të mitur muaj më parë në Prishtinë.

Pas hetimeve, Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe ta dërgojë në mbajtje.

“Njësia policore ka arritur të identifikon dhe të arreston të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që muaj më parë dyshohet që ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare të mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.