Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Skenderaj të shtunën.

Policia e Kosovës ka raportuar se një dëshmitare ka treguar se në shtëpi ka jetuar i vetëm një burrë, por se nuk e kishin parë atë në gjashtë muajt e fundit.

Identiteti i viktimës ka mbetur të vërtetohet pas autopsisë.

“Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një kufomë. Sipas dëshmitares femër kosovare në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit. Identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML”, thuhet në raportin e Policisë.