Kronikë e zezë

Arrestohet hajni i katër veturave në Prizren

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren të dielën nën dyshimin se i ka vjedhur katër vetura. Sipas njoftimit, të dielën një person në rrugën “Shote Galica” ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura e tipit Volkswagen Golf 7.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin A.Q., i lindur në vitin 1973, derisa e ka pranuar veprën në fjalë dhe tri vjedhje të tjera.