Kronikë

Shqipëri, arrestohet një kosovar, dyshohet se mashtroi një grua duke ia marrë 135 mijë euro

Descriptive Text

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 30-vjeçar nga Kamenica në Tiranë të dielën, nën dyshimin se ai ka mashtruar një shtetase të Shqipërisë duke ia marrë 135 mijë euro me pretendimin se do t’i investonte në “Call Center”.

Policia shqiptare ka njoftuar se pas një operacioni hetimor disa muajsh, nisur nga viti 2021, ka arrestuar të dielën Q.K. Kosovari dyshohet se kishte mashtruar edhe qytetarë tjerë nga Shqipëria.

“Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Q. K., 30 vjeç, banues në Kamenicë, Kosovë, për veprën penale "Mashtrimi". Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, ka përfituar shumën 135000 euro nga një shtetase, me pretendimin se do t’i investonte në call center. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.