Një burrë në Hajvali e ka raportuar në Polici bashkëshorten e tij. Ai ka treguar se bashkëshortja nëpërmjet telefonit e ka kërcënuar atë dhe fëmijët me vrasje, ka njoftuar Policia e Kosovës të dielën.
Gruaja ishte larguar nga shtëpia më 16 prill, ndërsa sipas bashkëshortit e ka telefonuar dhe e ka kërcënuar më 22 prill.
Policia po e heton rastin.
“Hajvali, 22.04.2022–22:23 - Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, më datën 16.04.2022 kishte dal nga shtëpia, ndërsa më datën 22.04.2022 përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën të cilin e kishte kanosur, duke thënë se do ta vrasë atë dhe fëmijët. E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga Policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.