Të premten janë ndaluar katër zyrtarë të Novobërdës për keqpërdorim të pozitës zyrtare, njoftoi Prokuroria Themelore e Gjilanit.
“Më datë 22 prill 2022, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit e në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-NJHRKEK në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtarë të komunës së Novobërdës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.
Ata dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 vjetëve në shumë prej 13,000 euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e komunës.