Këmbësori që u lëndua në aksidentin e ndodhur më 9 prill në Fushë-Kosovë, ka vdekur të dielën.
Policia ka njoftuar se vdekjen e tij e ka raportuar të hënën Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku po trajtohej viktima.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.