Policia e Kosovës njoftoi se të hënën është gjetur e vdekur një grua në Gjakovë. Sipas njoftimit, viktima u gjet në banesën e saj, derisa dyshohet se e njëjta vuante nga depresioni.
Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore ku e kanë konstatuar vdekjen e saj, e më pas është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima (femër) është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Viktima dyshohet se ka pasur probleme me depresion. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e së martës të Policisë.