Kronikë

Në Zvicër, kosovari rrezikon burgim, pasi tentoi të grabiste një pikë karburanti me granatë dore

Një kosovar 32-vjeçar në Zvicër po rrezikon burgim e po ashtu dëbim nga shteti helvetik, pasi akuzohet se në gusht të vitit 2020 kishte tentuar të grabiste një pikë karburanti duke kërcënuar shitësen me granatë dore, raporton gazeta “Blick”.

Kosovari fillimisht kishte kërkuar një cigare e më pas i kishte bërë presion shitëses ta hapte arkën.

Në fund ai ishte larguar pa marrë asgjë nga pika e karburantit.

Sipas “Berner-Zeitung”, autoriteteve zvicerane nuk i ishte dashur shumë për ta gjetur fajtorin. Dhe pas tre muajve të tentimit të grabitjes, policia zvicerane kreu një bastisje dhe gjeti granatën e dorës në shtëpinë e kosovarit.

Në të vërtetë Policia arriti të gjente kosovarin fal një kapele që kishte gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes. Në të ishin gjetur shenja të ADN-së së kosovarit.

Kapela ishte parë edhe në pamjet e marra nga pika e karburantit.

Këtë javë kosovari është paraqitur para Gjykatës rajonale në Bern.

Një befasi ishte qysh në fillim të procesit. I akuzuari ka pranuar fajin dhe ka treguar në detaje.

Ai ka treguar se si ka pasur atëherë probleme financuare dhe psikike.

“Kam menduar edhe për vetëvrasje”, ka thënë kosovari para gjykatës.

Ai thotë se është pishman që nuk e kishte pranuar menjëherë fajin.

Për arsyen se pse është larguar nga pika e karburantit pa marrë pra. Ai ka thënë se frika që pa te shitësja e bëri të tërhiqej.

“Kur e pash se si po dridhej ajo grua, nisa të mos ndjehesha mirë dhe u largova”, ka treguar ai.

Për që ishte hapur arka ai nuk e kishte vërejtur këtë.

E kur është pyetur se ku e ka marrë granatën e dorës, ai ka thënë se është një suvenir që i ishte dhuruar për dy vjetëve. Ai nuk ka treguar se nga kush.

Prokuroria ka kërkuar një dënim me burgim prej 44 muajve për kosovarin dhe një dëbim nga Zvicra, duke mos ia lejuar hyrjen për tetë vjet.

Prokuroria ka thënë se ishte rast i rëndë.

“Situata ishte shumë e rrezikshme”, është thënë nga Prokuroria.

E mbrojtja ka kërkuar një dënim më të butë. Ka kërkuar dënim me burg 12 muaj, por ka thënë se dëbimi nga Zvicra është e ekzagjeruar, pasi që 32-vjeçari jeton tash e 20 vjet në Zvicër dhe ka qenë gjithmonë mirë i integruar.

Gjykata pritet të marrë vendim këtë javë.