Kronikë

Bixhoz në shtëpi të pabanuar në Graçanicë, ndalohen 10 persona

Dhjetë persona janë ndaluar, nën dyshime se kanë luajtur bixhoz në një shtëpi të pabanuar në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës, ka njoftuar Policia e Kosovës të dielën.

Katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje e gjashtë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit katër nga të dyshuarit arrestohen dhe dërgohen në mbajtje ndërsa gjashtë të dyshuarit tjerë pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga Policia e Kosovës.