Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se një person i panjohur, gjatë vozitjes me kamion në Vushtrri, nga pakujdesia ka kapur kabllot e rrymës dhe ato të postës.
Si pasojë e kësaj, shtylla është rrëzuar dhe lëndime kanë pësuar tre persona, prej të cilëve dy të mitur të cilët ndodheshin në një veturë ku ka rënë shtylla.
“Vozitësi i pa njohur, me kamion nga pa kujdesia ka kapur kabllot e rrymës dhe të postes, ku gjatë tërheqjes ka rrëzuar shtyllën, e cila ka goditur një veturë civile. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj (njëri i mitur) dhe një femër kosovar (e mitur), të cilët ishin në veturë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.