Kronikë

Edhe një nxënës kapet me armë në Gjakovë

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka dalë me apel për mobilizim dhe ndihmë nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për shkak se brenda një jave, dy nxënës janë kapur me armë në hapësirat shkollore.

Të premten, personeli i shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” gjatë kontrollit te një nxënës i klasës XI, ka gjetur një armë zjarri dhe menjëherë kanë njoftuar organet kompetente.

“Tani po merret Policia me rastin”, thuhet në reagimin e Drejtorisë për Arsim në Gjakovë.

Policia, e kontaktuar nga KOHA, ende nuk ka kthye përgjigje për rastin.

Më 22 mars, një nxënësi në gjimnazin “Hajdar Dushi”, Gjakovë, iu konfiskuan një armë e një thikë.