Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë në Prishtinë.
Sipas njoftimit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.