Kronikë e zezë

Mbushi veturën me naftë me 100 euro false

 

Një punëtor i një pompe të benzinës në Prishtinë ka raportuar të hënën se një person ka bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 100 eurosh e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e së mërkurës.

Sipas njoftimit, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti po hetohet.