Një shtetase siriane ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ishte goditur nga një veturë, në fshatin Harilaq të Fushë-Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari mashkull kosovar i cili po e drejtonte veturën në momentin e aksidentit, është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.