Kronikë

E shantazhuan një grua duke i marrë para, arrestohen dy të dyshuar në Pejë

Arrestim

Arrestim

Një grua dhe një burrë janë arrestuar gjatë mbrëmjes të së premtes në Pejë, nën dyshimin se e kanë shantazhuar një grua.

Ata fillimisht raportohet se i kanë marrë 500 euro viktimës, e më pas i kanë kërkuar edhe 3,000 euro të tjera.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë ndaluar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë 04.03.2022 - 22:45. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që kanë shantazhuar viktimën femër kosovare, ku i kanë marr 500 euro, e më pas i kanë kërkuar edhe 3000 euro të tjera. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.