Kronikë e zezë

Grabitje me maska COVID në një lokal në Prishtinë

Foto: Ilustrim
 

Një person në Prishtinë ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, tre të dyshuar i kanë grabitur para në vlerë prej 300 euro nga arka.

Viktima ka raportuar në Polici, se të dyshuarit janë futur në vendin e tij të punës, duke mbajtur vetëm maska kundër COVID-19.