Një i burgosur është arratisur nga një burg në Kosovë të mërkurën.
Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari ishte në burgun e Smrekonicës.
“Nga Qendra Korrektuese Smrekonicë është raportuar se nga ajo qendër kishte ikur në drejtim të panjohur i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë në vuajtje të dënimit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.