Kronikë e zezë

Trafikonte armë drejt Kosovës, arrestohet 34-vjeçari nga Tropoja

 

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 34-vjeçar, banues në Shoshan të Tropojës, pasi tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës.

Sipas Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volkswagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.