Policia e Kosovës është penguar nga disa persona në afërsi të liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të Mitrovicës, derisa dyshohej se një kamion po kontrabandonte mallra, njofton Policia.
Siç thuhet në njoftim, dy automjete civile u kanë krijuar pengesa zyrtarëve policore, duke ua pamundësuar ndaljen e kamionit.
“Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, kanë penguar zyrtarët policorë duke iu pamundësuar ndaljen e kamionit i cili dyshohej për kontrabanë mallrash. Lidhur me këtë rastë janë alarmuar edhe njësitet tjera relevante policore, të cilët kanë asistuar zyrtarët kufitar, për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara. Policia e Kosovës vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në zbatim të ligjit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, thuhet në njoftim.
Informacion zyrtar Prishtinë, 09 shkurt 2022 Sot në orët e mbrëmjes në afërsi të liqenit të Ujmanit në pjesën veriore...
Posted by Kosovo Police on Wednesday, February 9, 2022