Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhunimi në vazhdimësi”, dhe “Sulm seksual”.
Prokuroria njofton se në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur, E.K.
Sipas prokurorisë, i pandehuri me këto veprime ka kryer veprën penale ”Dhunimi në vazhdimësi”.
Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prekë të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, A.K.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 7 shkurt.
Edhe
Një muaj paraburgim ndaj burrit që dyshohet se sulmoi dhe dhunoi seksualisht vajzat e tij
"Prokuroria njofton se, në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur, E.K. Me këto veprime ka kryer veprën penale ”Dhunimi në vazhdimësi”, nga neni 227 paragrafi 7, lidhur me paragrafin 4, nën paragrafin 4.9, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së. Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, A.K. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 3 nën paragrafi 3.9, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 07 shkurt 2022", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.