Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Milan Radojçiqi i iku Policisë në kufi dje, dalin detaje

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arratisjen e Milan Radojçiqit të enjten, në kohën kur po tentonte të hynte në Kosovë nga Serbia, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak. E të njëjtë e ka pohuar edhe prokurori Rasim Maloku. 

Sipas policisë, arratisja ka ndodhur gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një i dyshuar mashkull/Serb (në hyrje në Kosovë), gjersa zyrtarët policor ishin duke e verifikuar, i njëjti me veturë është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë. Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, ka thënë se Radoiçiq është në kërkim, pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”, si i dyshuar  për "frikësim gjatë procedurës penale". 

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen. Pas një kohe Prokuroria Speciale sërish e ka vendosur në listën e personave të kërkuar.

Para disa javëve, SHBA-ja e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.