Kronikë

Grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

Një grua ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në një market në Rrugën “B”, rreth orës 21:00 të së enjtes, një person i maskuar dhe i armatosur, nën kërcënimin e armës ka grabitur nga arka e marketit para të gatshme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante.