Kronikë

Arrestohet një burrë në Vushtrri, dyshohet se sulmoi nënën e vet

Është arrestuar një burrë në Vushtrri nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht nënën e vet.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri 26.01.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën t tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.