Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për “vrasje në tentativë” në Prishtinë

Foto: KOHA
 

Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimet se më 21 janar ka plagosur një person. Rasti ka ndodhur në rrugën "Ali Sokoli", derisa Policia njofton se pas marrjes së informacioneve pati filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

I arrestuari është B.H., 25-vjeçar, derisa ndaj tij është iniciuar vepra penale "vrasje në tentativë". Ai është dërguar në ndalim për 48 orë.