Kronikë e zezë

Tre shtetas të Maqedonisë ndalohen në kufi, tentuan hyrjen me certifikata false të vaksinimit

 

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë refuzuar të hyjnë në Kosovë, pasi gjatë kontrollimit të dokumentacioneve është gjetur se kanë tentuar të hyjnë me certifikata false të vaksinimit ndaj COVID-19.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës, të martën, bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur gjatë ditës në intervale të ndryshme kohore.