Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, mbante identitet të dyfishtë

 

Policia në Kosovës gjatë kontrollit të një banese në Prishtinë, me urdhëresë të Gjykatës, ka hasur në një person që kishte në posedim dokumente personale identifikuese me fotografi të njëjta, por me të dhëna të ndryshme.

“Dokumentacionet në fjalë ishin një pasaportë dhe një letërnjoftim i RKS-së me të dhënat e emrit-inicialet (M. S.), kurse dokumenti tjetër ishte një letërnjoftim i një shteti tjetër me të dhënat e emrit-inicialet (M. M.) Personi i lartcekur kishte në posedim veturë me targa të një shteti tjetër dhe i njëjti nuk posedon leje të vozitjes. Gjatë kontrollimit të këtij personi janë gjetur sende të dyshuara që gjatë hetimit të mëtutjeshëm mund të lidhen me veprimtarinë e dyshuar të këtij personi”, njofton Policia e Kosovës.