Kronikë e zezë

Pas 30 vjetëve në Zvicër, kosovarit nuk i vazhdohet leja e qëndrimit, shkak borxhet

Foto: Imago Images\Future Image
 

Plotë 30 vjet jeton në Zvicër kosovari 52-vjeçar dhe ka tre fëmijë. Por, pasi ai vazhdimisht kishte rënë në ndesh me ligjin, nuk kujdesej për pagesat dhe grumbullonte borxhe, ai duhet të largohet nga Zvicra, shkruan Blick. 

Zyra e Migracionit në Solothurn nuk ia zgjati lejen e qëndrimit, pas së cilës kosovari paraqiti një ankesë në Gjykatën Administrative të Solothurnit.