Kronikë e zezë

Asamblisti nga Lista Serbe kërkon marrëveshje për pranim fajësie për 13 tokat e padeklaruara

Foto: Betimi për Drejtësi
 

Asamblisti i Listës Serbe në Komunën e Ranillugut, Nebojsha Gjorgjeviq, është shprehur i gatshëm të hyjë në marrëveshje me Prokurorinë Themelore në Gjilan, për pranimin e fajësisë.

Një propozim të tillë, ai e ka bërë të martën, në seancën fillestare, në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Vasilije Arsiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.