Kronikë

Sekuestrohen në Lipjan pajisje për prodhim të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar në Lipjan disa pajisje për prodhim të kriptovalutave.

Operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave. Operacioni është zhvilluar në fshatin Dobrajë në komunën e Lipjanit ku janë ftuar edhe zyrtarët doganor, me c’rast janë sekuestruar aparaturat në fjalë si dhe nga ana e tyre është proceduar më tej me rastin”, thuhet nga Policia e Kosovës.