Kronikë

Arrestohen dy persona në Gjakovë për organizim të lojërave të fatit

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në organizimin e lojërave të fatit në një lokal.

Policia njofton se me të marrë informacionet për dyshimin e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga disa persona, kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore dhe operacionale për identifikimin e tyre.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00, në rrugën Dedë Gjon Luli në Gjakovë.

“Me datë 22.01.2022, rreth orës 19:00, në rr. Dedë Gjon Luli në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit”, thuhet në njoftim.

Policia më tej njofton se në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë.