Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Një person dyshohet se ka vdekur të shtunën në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se njësitet e saj dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku.

Rasti i cili është regjistruar si “vdekje e dyshimtë”, ka ndodhur rreth orës 11:00.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Skenderaj 22.01.2022 – 11:00. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.