Raportohet se në QKMF-në në Deçan është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.