Kronikë

Në “Rrugën C” rrihet një person, arrestohet i dyshuari

Descriptive Text

Foto: Ilustrim

Rreth orës 18:30, Policia mori një informacion se në “Rrugën C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, është konstatuar se një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

I dyshuari është arrestuar.

“A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, thuhet në njoftim.