Kronikë e zezë

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit në një kafiteri të Gjilanit

Foto: Ilustrim
 

Është arrestuar një person lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit që kishte ndodhur më 12 shtator të vitit të kaluar në një kafiteri të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se personi i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e tij, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.