Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Prishtinë të enjten.
Ajo u gjet nga një grua që po kujdes për të dhe Policia e Kosovës po e heton vdekjen e saj.
“|Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të cilën e njëjta ishte kujdesur. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.