Kronikë

Drejtoi veturën me shpejtësi 212 km/h, gjobitet me 300 euro dhe i pezullohet leja për tre muaj

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar një shofer që kishte drejtuar veturën me shpejtësi 212 kilometra në orë, në autostradë ku shpejtësia e lejuar është 130 kilometra në orë.

Sipas Policisë së Kosovës, personi është gjobitur me 300 euro, ndërsa i është pezulluar leja për tre muaj dhe i janë hequr tri pikë.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 212 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet nga Policia e Kosovës.