Kronikë e zezë

11 vjet burgim për kosovarin në Zvicër, goditi me veturë një police

Foto: 20 Minuten
 

Një kosovar 20-vjeçar në Zvicër është dënuar me 11 vjet e tre muaj burgim, pasi kishte goditur me veturë një police në shkurt të vitit 2020, raporton “20 Minuten”.

Prokuroria kërkoi 16 vjet burgim për tentim vrasje, ndërsa avokati mbrojtës kishte thënë se duhet dënimi të jetë më i butë, 6 vjet burgim. Gjykatësi zgjodhi rrugën e mesme, duke shqiptuar dënim prej 11 vjet e tre muaj.