Është arrestuar një person në Skenderaj pasi dyshohet se më 28 dhjetor të vitit të kaluar kishte dhunuar një vajzë të mitur.
Policia njofton se arrestimi i personit ka ndodhur më 17 janar, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar vepra penale “dhunim”.
“Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.
-
18 janar 2022 09:45
-
Shpërndaje në: