Kronikë

Arrestohet një person në Klinë, bashkëjetonte me vajzën nën 16-vjeç

Është arrestuar një person në Klinë pasi ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur. Arrestimi ka ndodhur të dielën në ora 15:00, derisa e mitura thuhet se ka njoftuar babanë e saj se gjendet tek i dyshuari.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në njoftimin policor.