Kronikë e zezë
Një veturë përfundon në shtratin e lumit Gadime e Ulët në Lipjan

Një veturë ka rënë në shtratin e lumit të fshatit Gadime e Ulët në Komunën e Lipjanit.
Sipas informacioneve të siguruara, dyshohet se bëhet fjalë për vetaksident. Ndërkaq në vendngjarje shihet se të pranishme janë edhe ekipet policore.
