Kronikë

Digjet një kamion në “Dardani”, zjarri kaplon edhe tri vetura përreth

Descriptive Text

Një person është lënduar nga një zjarr i madh në lagjen “Dardania” të Prishtinës, të shtunën në orët e pasdites.

KOHA ka siguruar pamjet ku shihet një kamion duke u djegur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se një kamion është përfshirë nga zjarri, derisa kjo ka prekur edhe tri vetura përreth tij.

“Rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën "Dalmatët" në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.