Kronikë

Gjenden mbi 2 kg marihuanë në një shtëpi në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur një sasi të substancës narkotike në Prizren.

Sipas njoftimit, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2814.25 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.