Kronikë

I bllokoi rrugën dhe e gjuan me armë, i dyshuari shoqërohet në polici

Descriptive Text

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Obiliq për shkaktim të rrezikut dhe armëmbajtje pa leje.

Ai ka shtënë me armë zjarri kundrejt një personi tjetër derisa të dy ishin me vetura.

Kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës, viktima ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacion policor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator. Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme”, thuhet në raportin e PK.

Rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.