Kronikë

Arrestohet një grua në Ferizaj për kallëzim të rremë

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare në Ferizaj, pasi që e njëjta kishte njoftuar policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, kishte shkuar në banesën e saj.

Gjatë hetimit të rastit është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.