Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Kroacisë dhe një kosovar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshjeje në kafiteri, të dyshuarit janë përleshur fizikisht me ç’rast edhe kanë pësuar lëndime trupore.
Të dyshuarve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
-
15 janar 2022 09:44
-
Shpërndaje në: