Kronikë e zezë

Aksident në qendër të Prishtinës

 

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak çasteve në qendër të Prishtinës, afër selisë së Bankës Qendrore.

Sipas fotove të siguruara nga KOHA, njëra veturë e përfshirë në aksident shihet me dëme të konsiderueshme. Nuk dihet nëse ka të lënduar.