Kronikë e zezë

Kalon në arrest shtëpiak njëri nga tre të arrestuarit për vrasjet në Gllogjan

Foto: KOHA
 

Njërit prej tre të arrestuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit i është zëvendësuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, duke thënë se i dyshuari M.M. do të mbahet në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë.

“I dyshuari M.M. është dërguar në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë. Dy të tjerët do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim”, ka thënë shkurtimisht ajo.