Kronikë

Në Fushë-Kosovë arrestohen katër persona, po shisnin kokainë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën rreth orës 15:10 në një pompë të derivateve në Fushë-Kosovë ka zënë në flagrancë katër persona të dyshuar që po shkëmbenin drogë me para.

Shitja po bëhej brenda një veture BMW. Policia ka njoftuar se janë arrestuar A.B., A.M., F.A. dhe D.J.

Gjatë arrestimit tek i dyshuari A.M. janë gjetur 11.1 gramë kokainë, të cilën e kishte blerë nga i dyshuari tjetër A.B., tek i cili janë gjetur 650 euro para të gatshme. Po ashtu edhe tek këmbët e tij është gjetur një qese me kokainë me peshë 6.1 gramë.

Pas arrestimit është bërë kontrolli i banesës së dyshuarit A.B. ku janë gjetur 6 paketime të madhësive të ndryshme me kokainë me peshë të përgjithshme 83.7 gramë, 4150 euro para të gatshme.

operacionit policor janë konfiskuar dy vetura: një BMË ngjyre e zezë, një Ford me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe katër (4) telefona celularë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen mbajtje për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.