Kronikë

Aksidentohet këmbësori në Malishevë

Shiriti i policisë

Foto: Ilustrim

Një person është lënduar të dielën në fshatin Kijevë të Malishevës në një aksident rrugor.

Drejtuesi i veturës së tipit ‘Mercedes’, duke mos e përshtatur shpejtësinë, e ka goditur këmbësorin në pjesën e prapme. Drejtuesi ia ka ofruar ndihmën e parë të lënduarit, njofton Policia, derisa e ka dërguar më pas në QKMF-në e Malishevës.

“Për shkak te lëndimeve këmbësori është dërguar me auto ambulancë në QKUK ne Prishtinë, mirëpo është jashtë rrezikut për jete. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestarë i shtetit, dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.